Sport

"Bravo shqipe!", Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë gëzon krerët politikë në Kosovë, Osmani dhe Kurti komplimentojnë Xhakën e Shaqirin

Fitorja e Zvicrës u festua jo vetëm nga sportdashësit dhe tifozët zviceran por dhe nga shqiptarët anë e mbanë, ku dhe në Kosovë nuk munguan urimet dhe nga krerët e shtetit. Kështu kryeministri Albin Kurti ka publikuar foton e Xhakës dhe Shaqirit në festimin e golit duke e shoqëruar me mbishkrimin: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!.

3 Dhjetor 2022, 07:07 Nga d.a.
"Bravo shqipe!", Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë gëzon
Kurti, Xhaka dhe Shaqiri

KATAR- Të shumta kanë qenë reagimet pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshje për kualifikimet në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan golat e fitores për Zvicrën.

Fitorja e Zvicrës u festua jo vetëm nga sportdashësit dhe tifozët zviceran por dhe nga shqiptarët anë e mbanë, ku dhe në Kosovë nuk munguan urimet dhe nga krerët e shtetit. Kështu kryeministri Albin Kurti ka publikuar foton e Xhakës dhe Shaqirit në festimin e golit duke e shoqëruar me mbishkrimin: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!.

Ndërkohë dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një foto të Xhakës dhe Shaqirit duke bërë simbolin e shqiponjës dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: Bravo shqipe!

Ka qenë një ndeshje ku pati shumë tensione, me Granit Xhakën protagonist duke iu treguar vendin serbëve. Por për të festuar fitoren, Xhaka veshi fanellën e Ardon Jasharit me numër 26 dhe duke u dukur mbiemri historik.

Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

albin kurti kupës së botës “katar 2022” xherdan shaqiri granit xhaka

Sondazh

Poll