Sport

Çfarë kuptimi kishte fanela me numrin 26, ku shkruhej mbiemri “Jashari” që kishte veshur Granit Xhaka?

Ylli i kombëtares së Zvicrës, kapiteni Granit Xhaka ka festuar fitoren ndaj Serbisë dhe kualifikimin e skuadrës së tij me bluzën, ku shkruhej mbiemri i heroit kosovar Adem Jashari

3 Dhjetor 2022, 07:22 Nga DOSJA

Çfarë kuptimi kishte fanela me numrin 26, ku shkruhej mbiemri

KATAR - Po çfarë kuptimi kishte fanela me numrin 26, ku shkruhej “Jashari”? Fanela në fjalë i përkiste shqiptarit tjetër, që luan me skuadrën e Zvicrës, Ardon Jashari. Granit Xhaka i kishte marrë bluzën shokut të skuadrës dhe e ka veshur atë me arsyen e vetme se kishte mbiemrin e heroit kosovar Adem Jashari.

Granit Xhaka ka reaguar pas fitores me Zvicrës ndaj Serbisë, ku festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari. Xhaka ka sqaruar se nuk kishte asgjë politike në veprimin e tij dje.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë,”- tha Xhaka.

Kjo ishte dhe një mënyrë e zgjuar për t’iu shpëtuar ndëshkimit të FIFA-s, pasi serbët nuk mund të ngrejnë asnjë akuzë, pasi në fund të fundit, Ardon Jashari, ishte një lojtar prezent në stolin e kombëtares së Zvicrës, pavarësisht se nuk luajti ndaj tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll