Sport

PAS NDESHJES! Mediat serbe: Shqiptarët ndjekin të riun e mbështjellë me flamur serb dhe e rrahin

Mediat vendase nuk kanë publikuar asgjë të tillë.

2 Dhjetor 2022, 23:57 Nga F.M
PAS NDESHJES! Mediat serbe: Shqiptarët ndjekin të riun e
Shqiptarët në Zyrih

TIRANË- Një video e publikuar nga mediat serbe tregon disa skena dhune që janë regjistruar në Zyrih pas përballjes së Zvicrës me Serbinë. Sipas Kurir, një grup shqiptarësh kanë ndjekur një të ri që ishte mbështjellë me flamurin serb dhe e kanë rrahur. Mediat vendase nuk kanë publikuar asgjë të tillë.


Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll