Politike

"Jemi në dijeni të raportimeve"/ Prezenca e OSBE në Shqipëri reagon pas sulmit në ‘Prestige Resort’: Po monitorojmë zhvillimet!

Në një reagim, OSBE thotë: “Jemi në dijeni të raportimeve të medias. Po monitorojmë zhvillimet”.

2 Dhjetor 2022, 14:14 Nga a.l
"Jemi në dijeni të raportimeve"/ Prezenca e OSBE në
Prestige Resort

DURRËS- Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për sulmin e paligjshëm të Qeverisë dhe IKMT në Prestige Resort. Në një reagim, OSBE thotë: “Jemi në dijeni të raportimeve të medias. Po monitorojmë zhvillimet”. Edhe mëngjesin e sotëm, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për shembjen e ‘Prestige Resort’. Forcat xheniere vijuan me punën në muret e ndërtesës për të bërë më pas shpërthim të kontrolluar me tritol, për të disatën herë.

Tashmë në ambientin ku më herët ndodhej restoranti i resortit, kanë mbetur vetëm inerte, ndërsa fadroma vijon me shembjen deri në rrënimin e të gjithë godinës luksoze buzë bregdetit të Golemit. Përfaqësuesit e kompanisë pretenduan se aksioni i ri kishte qenë i paparalajmëruar dhe pa asnjë vendim zyrtar. Ata e konsiderojnë veprimin një sulm politik të qeverisë dhe i janë drejtuar Gjykatës së Durrësit për sigurim padie.

shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll