Politike

'Gjeneratori i të gjitha të këqijave janë sarajet e Surrelit'/ Berisha: Aty nuk i bëjmë protestat, mos u çudisni

Edhe pse pranoi se nga Surreli vijnë të gjitha të këqijat e vendit, Berisha u bëri të ditur gazetarëve se protestat e tyre nuk do zhvillohen aty. 

2 Dhjetor 2022, 13:14 Nga A.B
'Gjeneratori i të gjitha të këqijave janë sarajet e
Sali Berisha

TIRANË- Protestat e opozitës nuk do zhvillohen asnjëherë në Surrel. Kështu deklaroi ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përballë gazetarëve, në konferencën e përjavshme. Edhe pse pranoi se nga Surreli vijnë të gjitha të këqijat e vendit, Berisha u bëri të ditur gazetarëve se protestat e tyre nuk do zhvillohen aty. 

'Asnjëlloj negociate nuk ka me Ramën. Në Surrel nuk do i bëjmë protestat edhe pse gjeneratori i të gjitha të këqijave janë sarajet e Surrelit. Tiranën e ka zhytur në 10 qytetet me ajrin më të ndotur në botë, vetë rri në ajër të pastër. Protesta në Surrel nuk bëjmë, e shof që më shihni me çudi. Nga Surreli vijnë të këqijat, s'keni pse më shihni me çudi. '- tha Berisha. 

sali berisha sali berisha 2 dhjetor 2022

Sondazh

Poll