Politike

Pak ditë para 6 Dhjetorit/ Meta takohet me Berishën, kreu i PL: Sigurinë e Europës e cënon vetëm mafia

Fokusi i takimit mes Metës dhe Berishës ishte bashkërendimi për protestën e datës 6 Dhjetor.

30 Nëntor 2022, 11:12 Nga A.B
Pak ditë para 6 Dhjetorit/ Meta takohet me Berishën, kreu i PL:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar përreth 1 orë ditwn e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Takimi u zhvillua në selinë blu, aty ku Meta mbërriti i shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili. Fokusi i bisedimeve ka qënë bashkërendimi i dy forcave politike për aksionin opozitar. Pas daljes nga selia blu, Meta është shprehur për mediat se protesta nuk do sjellë asnjë problem, e se kërcënimi i vetëm për Europën është Rama.

'Jemi për Shqipërinë europiane jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen shteti dhe minimin e procesit të integrimit europian për vite të tëra. Sigurinë e Europës e cenon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer shqip në një bazë për të gjitha llojet e trafiqeve”- është shprehur Meta pas daljes nga mbledhja për gazetarët.

Ky është takimi i dytë brenda një muaji që Meta takohet me Berishën, në selinë e PD-së. Takimi i fundit ndodhi 6 ditë më parë, aty ku dy liderët e partive biseduan për protestën e 6 dhjetorit dhe për procesin e Primareve. 

Në 6 dhjetor, do të zhvillohet në Tiranë samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor. Berisha ka paralajmëruar prej javësh se opozita do të zhvillojë protestën në 6 dhjetor, në orën 12:00 përballë kryeministrisë. Edhe pse ka marrë përgjigje negative nga policia e shtetit për lejen e protestës dhe nga Bashkia e Tiranës për lokacionin, Berisha insiston se protesta do të zhvillohet përballë kryeministrisë.

sali berishai ilir meta meta ne seline e pd

Sondazh

Poll