Art&Argëtim

Postoi hartën e Shqipërisë së Madhe, Dua Lipa përgjigje serbëve: Nuk kam fyer njëri, jam krenare për origjinën time  

Gjatë fjalës së saj sot në Tiranë, Dua tha se nuk ka fyer askënd dhe të gjithë kanë të drejtë të ndihen krenarë për origjinën e tyre.

28 Nëntor 2022, 17:34 Nga I.A
Postoi hartën e Shqipërisë së Madhe, Dua Lipa përgjigje
Dua Lipa

TIRANË- Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka komentuar një postim që ka bërë ajo të mëparshëm ku ka shpërndarë imazhin e hartës së Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “Autochthonous”. Postimi i saj mori shumë komente negative nga serbët, të cilët komentonin se Kosova është Serbi. Gjatë fjalës së saj sot në Tiranë, Dua tha se nuk ka fyer askënd dhe të gjithë kanë të drejtë të ndihen krenarë për origjinën e tyre. 

“Postimi nuk është bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Kam pasur një ndjesi me shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, tha Dua.

dua lipa

Sondazh

Poll