Art&Argëtim

Komentet e sekretares britanike për shqiptarët, Dua Lipa: Fatkeqësi e madhe si shihemi në sytë e politikanëve

Në një konferencë për mediat, Dua ka theksuar se është një fatkeqësi e madhe se si shihen në sytë e politikanëve dhe shumë njerëzve të tjerë.

28 Nëntor 2022, 16:27 Nga I.A
Komentet e sekretares britanike për shqiptarët, Dua Lipa:
Dua Lipa

TIRANË- Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka komentuar qëndrimet e Sekretares britanike Suella Braverman në lidhje me emigeantët shqiptarë. Në një konferencë për mediat, Dua ka theksuar se është një fatkeqësi e madhe se si shihen në sytë e politikanëve dhe shumë njerëzve të tjerë. Po ashtu ajo ka theksuar se ksenofobia duhet të luftohet kudo në botë.

Pyetje: Ju jemi imazhi më i sukseshëm që kemi në botë si shqiptare. Megjithatë si do ta komentonit diskutimin e shqiptarëve në mediat britanike, të cilësuar shpeshherë si kriminelë apo të cilësuar dhe nga sekretarja e brendshme që janë si pushtues?

Dua Lipa: Është një pyetje shumë e rëndësishme sepse është një fatkeqësi shumë e madhe si shihemi në sytë e politikanëve dhe të njerëzve të tjerë. Mendoj se janë fjalë të pakëndshme dhe kemi nevojë për të luftuar ksenofobinë kudo në botë jo vetëm për neve, por për të gjitha rastet kudo në botë. Është e vetmja gjë që mund të bëjmë me ndyshuar stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve.

dua lipa

Sondazh

Poll