Art&Argëtim

Adi Krasta ndan lajmin emocionues, merr pasaportën e Kosovës ditën e pavarësisë së Shqipërisë (FOTO)

Adi Krasta ka publikuar një foto të pasaportës së tij nga Republika e Kosovës, të cilën e ka shoqëruar me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe. 

28 Nëntor 2022, 14:22 Nga a.l
Adi Krasta ndan lajmin emocionues, merr pasaportën e Kosovës
Adi Krasta

TIRANË- Gazetari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Adi Krasta ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të gëzueshëm për të. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tregon se ka marrë nënshtetësinë e shqiptarit të Kosovës. Krasta ka publikuar një foto të pasaportës së tij nga Republika e Kosovës, të cilën e ka shoqëruar me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe. 

Jo më kot vendosi që ai ta ndajë këtë lajm ditën e sotme që përkon me ditën e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Dëshirën për t'u pajisur me pasaportën e Kosovës, Krasta e ka shprehur rreth një vit më parë.

Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai në një intervistë në dhjetor të 2021./ Dosja.al

adi krasta

Sondazh

Poll