Art&Argëtim

Emily Ratajkowski shijon 'romancën' e re me Pete Davdison, fotografohen të qeshur në një ndeshje basketbolli

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka sqaruar se çfarë po ndodh saktësisht mes dy yjeve, intimiteti mes tyre është i dukshëm.

28 Nëntor 2022, 12:42 Nga a.l
Emily Ratajkowski shijon 'romancën' e re me Pete Davdison,
Pete Davidson dhe Emily Ratajkoëski

SHBA- Modelja e njohur në botë Emily Ratajkowski duket se është duke shijuar romancën e saj të re me aktorin e humorit Pete Davidson. Ata së fundmi janë fotografuar në tribunën e një ndeshje basketbolli NBA, Kicks që thuhet se është edhe ekipi i tyre i zemrës. Ata shihen se po kalojnë bukur bashkë, pasi shfaqen të buzëeshur krahë njeri-tjetrit. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka sqaruar se çfarë po ndodh saktësisht mes dy yjeve, intimiteti mes tyre është i dukshëm.

Pavarësisht zërave, nuk dihet nëse aktori dhe modelja janë çifti më i ri i showbizz. Pasi modelja duket se është një një fazë ekspolirimi pasi pak ditë më parë, jashtë shtëpisë së saj ishte Dj Orazio, me të cilin ishte parë duke shkëmbyer puthje në publik. është ende me pikëpyetje se kush është personi që i ka rëmbyer zemrën modeles bukuroshe, ndërsa ajo vetë shprehet se është në një fazë të vetëeksplorimit dhe dëshiron të shijojë lirinë e saj, duke u takuar me shumë njerëz, burra dhe gra.

Në një video që ajo postoi disa ditë më parë në TikTok, Emily Ratajkowski tha: “Do të doja të isha me shumë burra dhe gra. Hmm.. janë të gjithë "të nxehtë", por në një mënyrë shumë interesante."

Disa nga fansat e saj nuk i miratojnë zgjedhjet e saj dhe konsiderojnë se ajo e ka “tepruar” me partnerët sidomos tani që është nënë. Të tjerë të tjerë besojnë se ai gjithçka është një marifet marketingu./ Dosja.al

emily ratajkowski

Sondazh

Poll