Art&Argëtim

E papritur! Pas ndarjes së bujshme, Tuna dhe Cozman drejt ribashkimit?

Ndarja e dyshes ishte një nga lajmet më të bujshme të showbizz asokohe. Përveç historisë së tyre shumë të komentuar të dashurisë, dyshja sollën disa hite për publikun vite më parë.

28 Nëntor 2022, 11:17 Nga a.l
E papritur! Pas ndarjes së bujshme, Tuna dhe Cozman drejt ribashkimit?
Tuna dhe Cozman

KOSOVË- Këngëtarja e njohur kosovare Tuna dhe reperi Cozman përfunduan disa vite më parë historinë e tyre të dashurisë. Por lart e poshtë thuhet se së fundmi dyshja janë drejt ribashkimit. “Prive”, raporton nga burime, se Tuna dhe Cozman janë duke përgatitur një projekt muzikor të sjellë në një duet, mes tyre. 

Ndarja e dyshes ishte një nga lajmet më të bujshme të showbizz asokohe. Përveç historisë së tyre shumë të komentuar të dashurisë, dyshja sollën disa hite për publikun vite më parë. Bëhet fjalë për këngët “Fenix” apo “Holla” të cilat numërojnë miliona klikime në kanalin youtube. Cozman dhe Tuna kanë zyrtarizuar pak kohë më parë se janë single, por nuk përjashtohet mundësia që mes tyre të ketë sërish një romancë, pasi burimet nga emisioni me tematika rozë në Kosovë, "Prive" thotë se dyshja shumë shpejt mund të sjellë një bashkëpunim të ri, që me shumë gjasa do i kushtohet 'ribashkimit' të tyre. Megjithatë, kjo ngelet për t'u parë. / Dosja.al

tuna cozman

Sondazh

Poll