Art&Argëtim

Personazhet që nuk duron dot? Big Mamës s'i del inati me Antonelën: E di krejt Shqiptaria, ajo nuk është artiste!

Big Mama u shpreh se as artiste nuk e konsideron dot, pasi ofendon artistët e vërtetë.

28 Nëntor 2022, 10:58 Nga a.l
Personazhet që nuk duron dot? Big Mamës s'i del inati me
big mamma dhe antonela berisha

TIRANË- Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami e njohur si Big Mama, e cila gjithashtu ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të reality show-t më të njohur "Big Brother Vip", ka rikthyer në vëmendje sherrin që ajo pati me showgirl-in Antonela Berisha.

E ftuar në emsionin “Zemër Luana”, mbrëmjen e djeshme, puntatë e kushtuar Ditës së Flamurit me lojëra dhe këngë nga të gjitha trevat Big Mama u përfshi në një lojë ku përballë kishte këngëtaren Poni dhe secila do duhet t’u përgjigjej pyetjeve të cilat u ishin bërë më titujt e këngëve të tyre.

Këngëtares iu drejtua ky dënim: “Na thuaj emrat e tre personazheve të njohur të showbiz-it që thjesht nuk i duron dot më!”. E ajo nuk hezitoi duke thënë emrin e Antonela Berishës. Ajo u shpreh se as artiste nuk e konsideron dot, pasi ofendon artistët e vërtetë.

Artiste nuk është artiste. Atë që nuk e duroj dot e dinë krejt Shqiptaria, Antonelën nuk e duroj. Artistët ofendohen nëse unë e krahasoj atë me artistët real,”-shtoi Big Mama.

Sherri midis Antonela Berishës dhe Big Mamës nisi për shkak të një sharjeje në serbisht, siç Antonela akuzoi Big Mamën se e kishte përdorur brenda ambienteve të shtëpisë së "Big Brother". Debati degradoi dhe Big Mama shpërtheu në ofendime para kamerave dhe më pas kërkoi me dëshirën e saj të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”./ Dosja.al

big mamma antonela berisha

Sondazh

Poll