Art&Argëtim

E veshur kuq e zi me flamurin në dorë, Rita Ora uron 110-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri (FOTO)

Ajo ka postuar në “Instastory” një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë.

28 Nëntor 2022, 14:07 Nga a.l
E veshur kuq e zi me flamurin në dorë, Rita Ora uron 110-vjetorin e
Rita Ora

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora që i ka dhënë jehonë Shqipërisë me sukseset e saj të jashëtzakonshme, ka uruar sot me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo ka postuar në “Instastory” një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë.

Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri”, ka shkruar Rita përmbi foton në “Instastory”.

E veshur kuq e zi me flamurin në dorë, Rita Ora uron 110-vjetorin e
rita ora uron per 110 vjetorin e pavaresise se shqiperise

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ishte prezantuese në evenimentin më të njohur të muzikës “MTV Europe Music Awards 2022”,  bashkë me partnerin e saj Taiki Watiti. 

Një moment që tërhoqi vëmendjen ishte kur Rita dhe Bebe po luanin një lojë në skenë teksa Ora e quajti “motra ime shqiptare”.“Hidhe fort topin, unë e di që mund ta bësh, ti je motra ime shqiptare”, u dëgjua të thoshte Rira Ora. Këngëtarja nuk ka denjuar në asnjë moment të tregojë me krenari rrënjët e saj shqiptare./ Dosja.al

rita ora 110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll