Art&Argëtim

U përplas nga motori në Tiranë, këngëtarja rrëfen "tmerrin" që përjetoi: Kam një brinjë të thyer dhe këmbën e plagosur

Këngëtarja tregon se është përplasur nga një motor, e për pasojë ka thyer brinjën dhe ka plagosur këmbën. 

28 Nëntor 2022, 15:59 Nga a.l
U përplas nga motori në Tiranë, këngëtarja rrëfen
Vjollca Haxhiu

TIRANË- Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vjollca Haxhiu është përballur me një situatë të pakëndëshme dhe të rrezikshme për jetën e saj disa javë më parë në Tiranë. E ftuar në 'Prive' Haxhiu tregon se pësoi një aksident teksa ndodhej në vijat e bardha me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut. Këngëtarja tregon se është përplasur nga një motor, e për pasojë ka thyer brinjën dhe ka plagosur këmbën. 

"Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam pasur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë. Isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motori dhe direkt e në mua. Unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati. Shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. Jam e lumtur që ka kaluar ky moment. Projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku zgjedh të ndajë shumë nga përditshmëria e saj por edhe puna, potregohet shumë e rezervuar sa i takon anës sentimentale./ Dosja.al

vjollca haxhiu

Sondazh

Poll