Sport

"Nëse e mposhtim Serbinë..." Xhaka i përgjigjet gazetarit serb, por ndërhyn drejtuesi i Federatës: S'duhet ta bësh këtë pyetje

Pas fitores së Zvicrës ndaj Kamerunit me shifrat 1-0, përballje e vlefshme për Grupin G, Granit Xhaka foli pas ndeshjes para një numri të madh gazetarësh.

24 Nëntor 2022, 15:28 Nga DOSJA

"Nëse e mposhtim Serbinë..." Xhaka i përgjigjet

KATAR- Pas fitores së Zvicrës ndaj Kamerunit me shifrat 1-0, përballje e vlefshme për Grupin G, Granit Xhaka foli pas ndeshjes para një numri të madh gazetarësh. Kapiteni i Zvicrës përmendi Serbinë, kundërshtarin e ardhshëm në grup, sipas mesfushorit, ndeshja ndaj Serbisë mund të mos jetë vendimtare, siç ishte rasti në Rusi katër vjet më parë.

"Gjithçka varet nga ne. Nëse mposhtim Serbinë, gjithçka zgjidhet. Gjithçka është e mundur, edhe nëse fitojmë ndaj Brazilit", tha Xhaka duke buzëqeshur. Xhaka pranoi se Serbia ka një skuadër shumë cilësore, me lojtarë të kualitetit të lartë. "Serbia është një skuadër e mirë, ka lojtarë të mëdhenj. Ndoshta ajo ndeshje do të jetë vendimtare, ndoshta jo, do të shohim se çfarë do të ndodhë kundër Brazilit, pastaj do t'i drejtohemi Serbisë.

VIDEO E XHAKËS

Tani është ndryshe nga Rusia. Në atë kohë, Serbia kishte një skuadër të re dhe tani ka lojtarë me përvojë, dhe kur shikon sulmuesit dhe mesfushorët, është një ekip i madh. Por ne kemi edhe cilësi, mund ta mposhtim Serbinë apo këdo skuadër."

Gazetari serb e pyeti nëse ka të njëjtin motivim si në Botërorin e kaluar, por Xhaka nuk u përgjigj, drejtuesi i Federatës zviceriane ndërhyri menjëherë. "Më falni, nuk ka pyetje për Serbinë. Tani është radha e Kamerunit dhe më pas Brazilit, ju mund të pyesni vetëm për këtë".

E.Ç (Dosja.al)

xhaka serbia kupa e botes

Sondazh

Poll