Sport

Para Botërorit tyre të katërt… Uruguaji nderon pesë ‘moskëtierët’ e saj: Caceres, Cavani, Godin, Muslera dhe Suarez (video)

Federata Uruguajiane nderoi ‘veteranët’ e saj, Luis Suarez, Edinson Cavani, Diego Godin, Fernando Muslera dhe Martin Caceres, për kontributin e tyre në kombëtare.

24 Nëntor 2022, 09:53 Nga DOSJA

Para Botërorit tyre të katërt… Uruguaji nderon pesë

KATAR - Luis Suarez, Edinson Cavani, Diego Godin, Fernando Muslera dhe Martin Caceres u nderuan këtë të mërkurë nga Federata Uruguajiane e Futbollit (AUF), teksa përgatiten të marrin pjesë në kupën e tyre të katërt të Botës. Për të përshëndetur ‘pleqtë’ e saj të mëdhenj, AUF u kërkoi debutuesve të Kupës së Botës, Sergio Rochet, Ronald Araujo, Mathias Olivera, Federico Valverde dhe Darwin Nunez, t'u ofronin atyre një dhuratë, të shoqëruar nga presidenti Ignacio Alonso.

“Në këtë Botëror janë pesë anëtarë të këtij delegacioni që arrijnë në Botërorin e tyre të katërt, të cilin vetëm një lojtar ka mundur ta arrijë në historinë e futbollit uruguajan: Pedro Virgilio Rocha (në 1974),- tha presidenti Alonso. - Këta lojtarë janë në formë të mirë, kanë një histori të mrekullueshme për të shkruar”.

“Ata do ta marrin mirënjohjen nga pesë lojtarëve që bëjnë debutimin e tyre, të cilët, në dashtë Zoti, do të kenë gjithashtu mundësinë për të arritur rekordin e tyre,”- shtoi ai. Uruguaji e nis fushatën e tij kundër Koresë së Jugut të enjten, përpara se të përballet me Portugalinë dhe Ganën në Grupin H.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll