Sport

Uruguaji - Koreja e Jugut/ ‘Albicelestët’ i beson në sulm te Luis Suarezi… Koreja mbështetet te Son i Tottenham

Startojnë edhe ndeshjet e grupit H në Botërorin “Katar 2022”

24 Nëntor 2022, 11:18 Nga DOSJA

Uruguaji - Koreja e Jugut/ ‘Albicelestët’ i beson në sulm

KATAR - Kombëtarja e Uruguajit dhe ajo e Koresë së Jugut do të debutojnë në Kupën e Botës “Katar 2022” sot, e enjte, 24 nëntor, në orën 14:00 në stadiumin ‘Ciudad de la Educación’ në Al Rayyan, të dyja skuadrat i përkasin grupit H, të cilin bëjnë pjesë edhe Portugalia dhe Gana.

Skuadra uruguajane nis kështu pjesëmarrjen në këtë Botëror, ku do të kërkojë të arrijë një titull të ri, ndonëse duket tejet i komplikuar në krahasim me dy botërorët që ka fituar dekada më parë. Luis Suarez, Fede Valverde apo Edinson Cavani janë lojtarët e tyre kryesorë, në një ekip që nuk do të ketë mësuesin Tabárez në pankinën e tyre. Do të jetë 'Prof. Ortega', trajner i përgatitjes fizike dhe me përvojë të madhe te Atlético Madrid.

Uruguaji dhe Portugalia konsiderohen dy favoritët e mëdhenj për t'u kualifikuar në grupin H, ndaj pikërisht për këtë nuk mund të lejojnë të dështojnë ndaj Koresë së Jugut dhe Ganës duke nisur që nga dita e parë. 

Ja formacionet e mundshme të ndeshjes Uruguaji - Koreja e Jugut:

Uruguaji - Koreja e Jugut/ ‘Albicelestët’ i beson në sulm

Nga ana e Koresë së Jugut, skuadra aziatike fitoi biletën për Botërorin duke u renditur e dyta në kampionatin e futbollit të Azisë Lindore. Në fakt, ata vijnë nga fitorja 1-0 ndaj Islandës në ndeshjen e fundit miqësore të luajtur para Botërorit “Katar 2022”. Kombëtarja aziatike drejtohet nga portugezi Paulo Bento dhe në përbërje të saj është edhe Heung-Min Son, sulmuesi i Tottenham.

Ndërkohë që Kang-in Lee është dribluesi i katërt më i mirë në La Liga spanjole. Sezoni i tij te Mallorca është i jashtëzakonshëm, me dy gola dhe tre asistime. Numrat e tij e kanë katapultuar atë në Katar. Bie në sy edhe Kim Min-jae, qendërmbrojtësi i Napolit, i cili shkëlqen në Serinë A dhe është një nga sensacionet e skuadrës së Paulo Bentos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll