Sport

KATAR 2022/ Botërori më i gjatë i historisë, dy orë e gjysëm shtesa në tre ditë

Dy orë e 25 minuta janë shtesat e dhënë në tre ditët e para të Botërorit. Një çmenduri, edhe pse në fakt kanë qenë edhe më shumë, sepse gjyqtarët kanë qenë shumë të vëmendshëm edhe për shtesë mbi shtesa.

24 Nëntor 2022, 12:44 Nga DOSJA

KATAR 2022/ Botërori më i gjatë i historisë, dy orë e

KATAR- Dy orë e 25 minuta janë shtesat e dhënë në tre ditët e para të Botërorit. Një çmenduri, edhe pse në fakt kanë qenë edhe më shumë, sepse gjyqtarët kanë qenë shumë të vëmendshëm edhe për shtesë mbi shtesa. Nga Katari po vjen një sinjal shumë i qartë i pikës së kthesës të vendosur nga FIFA.

Edhe ata që vrenjtën fytyrën në tetë minutat e kohës së shtuar, të lejuar në pjesën e dytë të Spanjë-Kosta Rika. E ekzagjeruar shtesa po të mendosh se rezultati ishte 7-0 për 'Furinë e Kuqe': "Dua të nënvizoj se festa e një goli është një moment gëzimi për një ekip, por jo për tjetrin.

Por një festë mund të zgjasë një minutë, madje edhe një minutë e gjysmë. Pra, nëse ka dy ose tre gola në një pjesë loje, është e lehtë të humbasësh 3, 4, 5 minuta vetëm për festimet. Kjo duhet të merret parasysh dhe të kompensohet", shpjegoi shefi i arbitrave të FIFA-s.

NDESHJET SHTESA PJ1 PJ2 TOT.

Katar-Ekuador        5       5   10

Angli-Iran              14   10   24

Senegal-Holanda     2     9    11

SHBA -Uells            4     9    13

Argjentina-Arabi      6    8    14

Danimarka-Tunizia   4    6    10

Meksika-Polonia       2    7     9

Francë-Australi         6    7   13

Marok-Kroaci            2   6     8

Gjermani-Japoni       4   7    11

Spanja-Kosta Rika    5  8     13

Belgjikë-Kanada       5  5     10

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes katar

Sondazh

Poll