Sport

“Katar 2022”/ Zvira merr 3 pikë të arta në start. Embolo shënon pas asisit të Shaqirit. Kameruni luan, por nuk di të shënojë…

Zvicra ka marrë një fitore të çmuar në debutimin e Botërorit, teksa kanë mposhtur minimalisht 1-0 Kamerunin, e vlefshme për Grupin G.

24 Nëntor 2022, 13:46 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Zvira merr 3 pikë të arta në start.

KATAR - “Helvetëve” u ka mjaftuar goli i Brel Embolos në minutën e 49-të falë një super asisti të futbollistit kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili mjaft bukur shërbeu për golin e parë dhe të vetëm të takimit.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, megjithatë vlen të theksohet se ekipi kamerunas pati disa raste të mira për të shënuar, por pa mundur të finalizonin siç duhej. Me fillimin e 45 minutave të dyta, erdhi edhe goli i Embolos, i cili nuk festoi për të respektuar origjinën e tij familjare.

Dy futbollistët kosovarë, Granit Xhaka, kapiteni i skuadrës dhe Xherdan Shaqiri luajtën titullarë në këtë sfidë, ky i fundit u qëndroi në fushë për 72 minuta, ndërsa Xhaka luajti gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje të mirë. Në pankinën ‘helvete’ rezervë ishte mesfushori tjetër shqiptar Ardon Jashari.

Kjo ishte ndeshja e parë e Grupit G, me Zvicrën që për momentin mban kreun e grupit me 3 pikë, ndërsa afrikanët në vendin e fundit me 0 pikë. Sakaq, Brazili dhe Serbia, dy skuadrat e tjera të grupit, po sot, duke nisur nga ora 20:00, do të përballen me njera-tjetrën për të plotësuar renditjen e grupit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll