Sport

FIFA ndaloi shiritin 'One Love', ministrja gjermane e reklamon në tribunë, foto me Infantinon shkakton polemika

Në një formë proteste kundër ndalimit të shiritit të 'OneLove', lojtarët e Gjermanisë vendosën duart në gojë gjatë fotografisë përpara ndeshjes së tyre në Grupin E të Kupës së Botës kundër Japonisë.

24 Nëntor 2022, 13:49 Nga DOSJA

FIFA ndaloi shiritin 'One Love', ministrja gjermane e reklamon në

KATAR- Në një formë proteste kundër ndalimit të shiritit të 'OneLove', lojtarët e Gjermanisë vendosën duart në gojë gjatë fotografisë përpara ndeshjes së tyre në Grupin E të Kupës së Botës kundër Japonisë. Lëvizja vjen pasi FIFA kërcënoi shtatë skuadra europiane me sanksione nëse do të mbanin shiritin në krah, i cili thjesht simbolizon diversitetin dhe tolerancën.

Për të qenë edhe më e zhurmshme, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, mbante shiritin në krahë teksa ishte ulur pranë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino në tribunë. Më herët, Faeser e bëri të qartë se nuk i qëndronte vendimit të FIFA-s, për vendosjen e federatave nën atë lloj presioni.

“Në kohët e sotme është e pakuptueshme që FIFA nuk dëshiron që njerëzit të qëndrojnë hapur për tolerancën dhe kundër diskriminimit. Nuk përshtatet në kohën tonë dhe nuk është e përshtatshme për njerëzit”, tha Faeser gjatë një vizite në Doha, para ndeshjes. Por ajo që bëri pështypje ishte se presidenti i FIFA-s, Infantino pozoi me ministren duke sinjalizuar shiritin.

E.Ç (Dosja.al)

infantino

Sondazh

Poll