Sport

Lojtarët e Japonisë 'e bëjnë xixë' dhomën e zhveshjes pas triumfit me Gjermaninë, lënë mesazhin misterioz në tryezë (FOTO)

Japonia ia doli të merrte një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të Grupit E përfunduar me shifrat 1-2.

24 Nëntor 2022, 13:11 Nga DOSJA

Lojtarët e Japonisë 'e bëjnë xixë'

KATAR- Japonia ia doli të merrte një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të Grupit E përfunduar me shifrat 1-2. Gëzim i madh për ekipin drejtuar nga Moriyasu, një festë që u zhvendos në qytetet japoneze, ku tifozët pushtuan rrugët, por duke mos harruar respektin për semaforin, një skenë që përfundoi në një video dhe u bë menjëherë virale.Ndjenja qytetare e popullit japonez u shfaq më pas me gjestin e tifozëve që në përfundim të ndeshjes filluan të pastronin tribunat. Një veprim që ngjalli habi ishte edhe dhoma e zhveshjes së Japonisë. Pastruesit prisnin të gjenin një rrëmujë pas fitores së bujshme por nuk ndodhi kështu. Dhoma e zhveshjes ishte e pastër dhe gjithçka në mënyrë të përsosur.

Gjesti i lojtarëve japonezë arriti shumë shpejt në veshët e FIFA-s, të cilët donin të nderonin Nagatomon dhe shokët e tij duke publikuar një shënim në profilin zyrtar në Twitter: “Pas një fitoreje historike kundër Gjermanisë në ditën e katërt të Kupës së Botës, tifozët japonezë pastruan plehrat në stadium, ndërsa lojtarët u larguan nga dhoma e zhveshjes së stadiumit Khalifa International në këtë mënyrë. Domo Arigato (faleminderit në japonisht, ed) ".

Përveç pastrimit të dhomës së zhveshjes dhe lënies ashtu siç e gjetën, futbollistët japonezë gjetën kohë edhe për të krijuar origami të bukura, apo kompozime të bëra duke palosur fletët e letrës me shumë mjeshtëri. Dhe kështu në tavolinën në qendër të dhomës së zhveshjes u shfaqën dallandyshe, me një tufë 'vogëlushësh' me nënën e tyre në qendër. Një kompozim që fsheh një mesazh: dallandyshet janë kafshë shumë të rëndësishme në kulturën japoneze, ata simbolizojnë jetëgjatësinë dhe përshkruhen si një ogur i mirë. Përpara grupit të origami-t u la një shënim nga lojtarët japonezë: "Faleminderit shumë!". Asgjë veç respektit për ta.

E.Ç (Dosja.al)

japonia gjermani kupa e bote

Sondazh

Poll