Sport

“Katar 2022”/ Argjentinë-Meksikë, nisin përplasjet mes tifozëve në Doha…

Sipas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale, tifozët e të dy skuadrave janë përleshur, ndërkohë që nuk ka një raport zyrtar dhe nuk shihen forca të sigurisë të Kupës së Botës

24 Nëntor 2022, 12:56 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Argjentinë-Meksikë, nisin përplasjet

KATAR - Ndeshja mes Meksikës dhe Argjentinës, në grupin C, të shtunën, më 26 nëntor, në orën 20:00, në stadiumin ‘Lusail”, do të jetë vendimtare për fatet e të dyja skuadrave, njera prej tyre rrezikon të bëjë gati valixhet dhe t’i japi lamtumirët Botërorit “Katar 2022”. Kësisoj, kur kanë mbetur edhe tre ditë nga kjo ndeshjes, tashmë ka një ndjenjë nervozizmi në ambientet e turneut, por me tifozët, të cilët ishin protagonistë të një sherri.

Mësohet se tifozët e të dyja skuadrave kanë pasur një përplasje të dhunshme në rrugët e Dohas. Sipas një videoje që qarkullon në rrjetet sociale, ata janë përleshur, ndonëse nuk ka një raport zyrtar, por përmendet se disa persona janë lënduar.

Nuk raportohet as për prezencën e autoriteteve të sigurisë së Botërorit, por nga pamjet e videos situata duket e komplikuar, sidomos për shkak se kanë mbetur edhe tre ditë që ndeshja të zhvillohet në stadiumin Lusail, ku priten 80 mijë tifozë, të etur për emocione dhe për të parë fitoren e kombëtares së tyre dhe afër fazës së 16-të.

Goditjet, shkelmat dhe ofendimet janë konstante në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, nën vështrimin e dhjetëra shikuesve që regjistrojnë momentin; me meksikanët që shajnë dhe shqiptojnë emrin e Lionel Messit...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll