Sport

Ministrja e Jashtme e Belgjikës sfidon FIFA-n, mban shiritin "One Love" në Katar...

Ministrja e Jashtme belg Hadja Lahbib mbajti shiritin "One Love" në tribuna gjatë fitores së Djajve të Kuq ndaj Kanadasë (1-0) të mërkurën.

24 Nëntor 2022, 07:14 Nga DOSJA

Ministrja e Jashtme e Belgjikës sfidon FIFA-n, mban shiritin "One

KATAR - Ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib mbajti të mërkurën shiritin "One Love", i cili i ishte refuzuar Belgjikës dhe ekipeve të tjera europiane, në tribunë gjatë fitores së ‘Djajve të Kuq’ kundër Kanadasë. Ajo ishte e pranishme në tribunën e stadiumit ‘Al-Rayyan’, gjatë fitores së Belgjikës kundër Kanadasë, përkrah, veçanërisht, presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

“Gianni Infantino më shpjegoi, pse bëri zgjedhjen për të mos lejuar që ‘Djajtë e Kuq’ të mbanin shiritin ‘One Love’. Rregullat e FIFA-s nuk vlejnë në tribuna, ndaj hoqa xhaketën dhe tregova shiritin në krah”,- shpjegoi ajo në mikrofonin e RTBF.

Ministrja e Jashtme e Belgjikës sfidon FIFA-n, mban shiritin "One

Nën kërcënimin e "sanksioneve sportive" nga FIFA, Belgjika dhe gjashtë vende të tjera europiane të pranishme në Katar: Gjermania, Anglia, Danimarka, Holanda, Uellsi dhe Zvicra, kanë hequr dorë nga vendimi që kapiteni i tyre të mbante këtë shirit shumëngjyrësh që simbolizon përfshirjen dhe diversitetin. 

“Mendoj se ishte një gjest simbolikisht i fortë, që Belgjika duhej të përcillte mesazhin,- shtoi ministrja. - E di që Eden Hazard (kapiteni i kombëtares) do të kishte dashur ta mbante këtë shirit”,- vazhdoi Hadja Lahbib, duke shtuar se ajo kishte mbërritur në Katar në fillim të turneut për të pasur “diskutime të sinqerta” me diplomacinë e Katarit për "mbrojtjen e të drejtave të njeriut".

Sakaq, një tjetër ministre, gjermania Nancy Faeser, në krye të Punëve të Brendshme dhe portofoli i së cilës mbulon edhe sportin, u shfaq në tribuna me këtë shirit në krah gjatë ndeshjes së Gjermanisë kundër Japonisë, të luajtur më herët në stadiumin ‘Khalifa International’ në Doha. Në fushë, në momentin e fotos tradicionale të ekipit para ndeshjes, lojtarët gjermanë vunë duart  para gojës në shenjë proteste të dukshme kundër vendimit të FIFA-s.

Ministrja e Jashtme e Belgjikës sfidon FIFA-n, mban shiritin "One

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll