Sport

‘Lojtari i ndeshjes’ ndaj Kanadasë, De Bruyne i habitur: "Nuk e kuptoj pse e fitova këtë çmim, nuk kam luajtur mirë"…

Mesfushori i ‘Djajve të Kuq’, i befasuar për vlerësimin

24 Nëntor 2022, 07:04 Nga DOSJA

‘Lojtari i ndeshjes’ ndaj Kanadasë, De Bruyne i habitur:

KATAR - Çuditërisht, Kevin De Bruyne u votua si ‘Lojtari më i mirë’ (MVP) i ndeshjes  Belgjikë-Kanada, pavarësisht një paraqitjeje që ishte larg standardeve që mesfushori sulmues ka mësuar te Manchester City. 

I befasuar vetë kampioni, i cili me shumë përulësi pranoi: "Nuk mendoj se bëra një lojë të madhe. Nuk e di pse e fitova këtë çmim. Ndoshta falë emrit tim. Të gjithë nuk luajtëm mirë si ekip, sidomos në pjesën e parë. Nuk gjetëm zgjidhje për presingun e tyre, pastaj në pjesën e dytë arritëm të gjenim hapësira. Por në përgjithësi, mendoj se nuk luajtëm mirë sot (e mërkurë), përfshirë edhe mua, por gjetëm një mënyrë për të fituar, kështu është".

‘Lojtari i ndeshjes’ ndaj Kanadasë, De Bruyne i habitur:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll