Sport

Batshuayi: "Martinez ‘bërtiti’ në pjesën e parë. E dimë, nuk ishte Belgjika më e mirë"

“Ky Botëror është shumë i vështirë për të gjithë. Më e rëndësishmja, Belgjika mori tre pikët. Kjo do të na japë besim. Le t’i mbajmë këmbët në tokë”

24 Nëntor 2022, 06:58 Nga DOSJA

Batshuayi: "Martinez ‘bërtiti’ në pjesën e

KATAR - Fituesi i ndeshjes mes Belgjikës dhe Kanadasë, sulmuesi dhe autori i vetëm i golit të fitores, Michy Batshuayi, ka folur për vështirësitë që kanë hasur ‘Djajtë e Kuq’ në debutimin e tyre në Katar, duke analizuar aspektet pozitive dhe negative që u shfaqën gjatë ndeshjes:

"Goli im? Kërkova shumë topa të thellë. Vodha topin, pashë që isha shumë afër golit dhe gjuajta pa u menduar. Më vjen mirë që shënova. E dinim se do të ishte shumë e vështirë. Eshtë ndeshja jonë e parë, shpresoj të përmirësohemi. Do të analizojmë gabimet për të qenë më të fortë për garat e ardhshme, - transmeton Rtbf.be.

- E dimë që ju gazetarët jeni aty për të kritikuar. Nuk po themi që sonte ishte Belgjika më e mirë. Mund të kishim shënuar më shumë gola. Kemi krijuar disa kundërsulme të shkëlqyera. Ata na kanë dhënë hapësira dhe mendoj se mund të kishim bërë më shumë.

Kanadaja më mahniti. Por kjo nuk do të thotë se i keni nënvlerësuar. Ky Botëror është shumë i vështirë për të gjithë. Më e rëndësishmja, Belgjika mori tre pikët. Kjo do të na japë besim. Le t’i mbajmë këmbët në tokë. Në pjesën e parë, Martinez na tha të mbajmë topin më shumë dhe ta luanim lojën me ritmin tonë. Ai nuk ishte i lumtur, ai bërtiti. Ai e di këtë dhe ne të gjithë e dimë se nuk është Belgjika më e mirë për momentin. Ne do të punojmë më tepër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll