Sport

Gavi, ‘lojtari i ndeshjes’ ndaj Kosta Rikës: “Nuk do ta kisha imagjinuar as në ëndrra”

“Jam shumë i lumtur për çmimin MVP, por sot të gjithë luajtëm një ndeshje madhështore, që nga minuta e parë deri në të fundit”

24 Nëntor 2022, 06:50 Nga DOSJA

Gavi, ‘lojtari i ndeshjes’ ndaj Kosta Rikës: “Nuk do ta

KATAR - Mesfushori i Spanjës, Gavi, fitoi çmimin ‘Lojtarit më të mirë të ndeshjes’ (MVP) kundër Kosta Rikës dhe foli kështu në konferencën për shtyp pas takimit:

“Jam shumë i lumtur për çmimin MVP, por sot të gjithë luajtëm një ndeshje madhështore, që nga minuta e parë deri në të fundit. As në ëndrrat e mia më të mira nuk do ta kisha imagjinuar një ndeshje të tillë, - vazhdoi Gavi, siç raporton Mundo Deportivo.

Trajneri më thotë gjithmonë të shkoj në zonë dhe sot kur pashë që Morata ishte aty, e kuptova që topi do të kishte mbërritur në atë pikë dhe se mund ta kisha goditur më herët”.

Gavi, ‘lojtari i ndeshjes’ ndaj Kosta Rikës: “Nuk do ta

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll