Politike

Spaho: Nuk do të tërhiqemi! Shteti shqiptar del i humbur nga marrëveshja e Portit të Durrësit

paho tha se shteti shqiptar humb nga kjo marrëveshje teksa shtoi se marrëveshja është e mbushur me mister.

24 Nëntor 2022, 10:39 Nga e.k
Spaho: Nuk do të tërhiqemi! Shteti shqiptar del i humbur nga
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho duke folur nga foltorja e Kuvendit por këtë herë live nga Facebook-u i liderit të PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën pazar me Portin e Durrësit. Spaho tha se shteti shqiptar humb nga kjo marrëveshje teksa shtoi se marrëveshja është e mbushur me mister.

Edmond Spaho: Nuk e lë opozitën se do të flasë vetëm vetë, që ta paraqesë projektin si mrekulli. Sot në Durrës kushton 1000 euro metri katror. Veç këtyre bën përjashtime nga taksat dhe mburret për një fitim hipotetik prej 360 milionë euro. I heq 4.1 miliardë euro Shqipërisë pa llogaritur fitimin e Portit të mallrave dhe tani kërkon të na hedhë hi syve. Nëse është i sinqertë në atë që thotë duhet ta lërë opozitën të flasë. E thotë rregullorja. Unë nuk jam pjesë e ndonjë Grupi Parlamentar, të gjithë ata deputetë që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare kanë të drejtë të flasin 10 minuta. Ne do të qëndrojmë deri në fund, nuk ka parlament nëse opozita nuk flet. Parlament pa opozitë ka pasur vetëm në kohën e Enverit. Mos u nënshtro nga çizmja e Edi Rama.

seance plenare 24 nentor 2022 edmond spaho

Sondazh

Poll