Politike

Berisha merr me radhë socialistët: Shalsi sa apartamente të vodhën kur ishte në Bashki? Moj Blerina. Noka: Janë kone

Berisha akuzoi Shalsin se ato apartamente po kërkonte t'i rikuperonte përmes Projektit të Durrësit. Më pas iu drejtua dhe socialistet Blerina Gjylameti. 

24 Nëntor 2022, 10:40 Nga F.M
Berisha merr me radhë socialistët: Shalsi sa apartamente të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar me disa nga deputetët socialistë. I pranishëm në Foltoren e Kuvendit, të cilën e bllokoi për disa minuta, Berisha pyeti deputetin socialist Eduart Shalsi se sa apartamente ka humbur gjatë kohës që ka qenë në bashki. Berisha akuzoi Shalsin se ato apartamente po kërkonte t'i rikuperonte përmes Projektit të Durrësit. Më pas iu drejtua dhe socialistet Blerina Gjylameti. 

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Si e ka emrin ai? Si e ka emrin ai? (E ka fjalën për Shalsin)

Flamur Noka: Kone, kone. O kone

Sali Berisha: Shalsi sa apartamente ke humbur? Sa humbe herën e parë? Po i kompenson tani ato? Kjo është frika që ju keni nga fjala e vërtetë sepse jeni të kavërdisur nga vjedhjet e mashtrimet, sot po kryeni krimin më të madh në histori, bëni avokat një njeri që porosity vrasje si ai

Sali Berisha: Kush është kjo, kush është kjo

Flamur Noka: Blerina

Sali Berisha: Blerina, moj Blerina. Nuk kam nevojë për minutat e askujt, kam nevojë për rregulloren, sepse ky frikacak ka frikë nga fjala dhe kërkon të na heqë të drejtën e fjalës. I duket helm e shigjeta fjala. Kjo nuk pranohet më kurrë, ose zbatoni rregullore, ose ne do të rrimë këtu non-stop. O Shalsi më thuaj pak sa apartamente të morën, 8 të vodhën, tetë apartamente të morën kur ishe në bashki.

Flamur Noka: O Mond dil e fol, dil e fol ti…

blerina gjylameti sali berisha seance plenare 24 nentor 2022 eduart shalsi

Sondazh

Poll