Politike

Iu ndërpre fjala, Berisha futet live nga Facebook-u

Kjo erdhi pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën liderit të PD. Pas kësaj Berisha zgjodhi të futet live nga Facebook-u i tij.

24 Nëntor 2022, 10:31 Nga e.k
Iu ndërpre fjala, Berisha futet live nga Facebook-u
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Kjo erdhi pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën liderit të PD. Pas kësaj Berisha zgjodhi të futet live nga Facebook-u i tij.

Krydemokrati po e mban fjalën e tij në një komunikim të drejtëpërdrejtë nga Facebook-u ku ka vijuar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit. Seanca është ndërprerë për 5 minuta për shkak të tensioneve.

seance plenare 24 nentor 2022 sali berisha

Sondazh

Poll