Politike

Vasili: Ky votim është i paligjshëm, mos u çmendni në këtë farë pike

Gjatë fjalës në Kuvend, Vasili ka theksuar se rregullorja nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme. 

24 Nëntor 2022, 10:29 Nga I.A
Vasili: Ky votim është i paligjshëm, mos u çmendni në
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti opozitar Petrit Vasili ka deklaruar se votimi për diskutimin prej 6 orësh për Portin e Durrësit është i paligjshëm. Gjatë fjalës në Kuvend, Vasili ka theksuar se rregullorja nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme. Po ashtu ai tha se të tilla propozime nuk mund të hidhen në votim.

“Nuk hidhen të votim të tilla propozime, por vetëm ndryshimet në rendin e ditës. Nuk kemi të bëjmë me ndryshime të rendit të ditës. Nuk është se njëra palë vendos për tjetrin. Rregullorja flet qartë. E rë pusho ti! Rregullorja nuk vendoset në mënyrë të njëanshme, mos vendosni në mënyrë të tillë. Mos u çmendni në këtë farë pike”, tha Vasili.

petrit vasili seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll