Politike

Tensionohet situata në Kuvend, Berisha me të tijët bllokojnë foltoren, Rama ul kokën

Berisha kërkoi fjalën për replikë me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, por PS e rrëzoi kërkesën

24 Nëntor 2022, 10:27 Nga f.g
Tensionohet situata në Kuvend, Berisha me të tijët bllokojnë
Pamje nga seanca

TIRANE- Situata në Kuvend është tensionuar pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ti shtuar kohën e fjalës kryetarit të PD, Sali Berisha. Berisha kërkoi fjalën për replikë me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, por PS e rrëzoi kërkesën. “Nuk mund të flisni, mos bëni viktimën”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Ndërkohë që në këtë moment, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe Berisha ka nisur të mbajë fjalën live në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama ndodhet në sallë dhe gjatë kohës që ka folur kryetari i PD, ka zgjedhur të ulë kokën dhe të mos reagojë./Dosja.al

 

 

 

sali berisha seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll