Politike

Balla i përgjigjet Berishës: Nongrata nuk mund të vi këtu e të bej pis çdo gjë, Porti i Durrësit është investimi më i mirë në 30 vite

Po ashtu ai ka theksuar se Porti i Durrësit është investimi më i rëndësishëm i Shqipërisë në 30 vitet që kemi kaluar dhe në 30 vitet e ardhshme. 

24 Nëntor 2022, 10:22 Nga I.A
Balla i përgjigjet Berishës: Nongrata nuk mund të vi këtu e
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partoisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur Berishës, i cili ka kërkuar më shumë kohë për debat në lidhje me Portin e Durrësit. Balla në Kuvend theksoi se Berisha, të cilin e quajti nongrata, nuk mund të vi e të bëj pis çdo projekt në Shqipëri. Po ashtu ai ka theksuar se Porti i Durrësit është investimi më i rëndësishëm i Shqipërisë në 30 vitet që kemi kaluar dhe në 30 vitet e ardhshme. 

"Deputeti që sapo foli foli me minuta të plota. Të ankohesh se s'të jepet kohë në Kuvend dhe të fjalësh për 7 minuta është sa qesharake aq edhe tallëse. Duhet që t'i jepet fund kësaj tragjedie, që një nongrata të vi këtu dhe të bëj pis sa i jepet mundësia. Vendimarrja për të përcaktuar kohë me debat është e konferencës së kryetarëve. Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme nuk pati, unë nuk dëgjova asnjë kërkesë. Mos u mërzisni, mezi e kemi pritur këtë diskutim sot, ku do të sqarohet më së miri dhe pjesa që unë nuk do resht së përshëndeturi qeverinë që ka ditur që ka ndaluar çdo person non grata të pijë dhe kafe në marinën e Durrësit, jo më të blejë prona. Kjo është një prej gjërave të mira, ky është investimi më i rëndësishëm i 30 viteve të kaluara e 30 viteve që do të vijnë. Pika të vjen më pas është më e rëndësishme. Ka të bëj me një kërkesë të Kuvendit, për situatën në veri dhe ajo kalon automatikisht në vend të parë dhe më pas kalojmë për Portin e Durrësit," tha Balla.

taulant balla seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll