Politike

Rrëzohet kërkesa e Berishës, nuk miratohet 10 minuta kohë për çdo deputet

Ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo që kërkoi të hidhej në votim kjo kërkesë dhe pas votave u rrëzua.

24 Nëntor 2022, 10:15 Nga F.M
Rrëzohet kërkesa e Berishës, nuk miratohet 10 minuta kohë
Kuvend

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të folur çdo deputet 10 minuta në lidhje me Portin e Durrësit. Ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo që kërkoi të hidhej në votim kjo kërkesë dhe pas votave u rrëzua.

Pjesë nga biseda: 

Lindita Nikolla: Nuk mund të flisni më, nuk mund të marrësh për replikë, jo pra

Flet nga vendi

Lindita Nikolla: Nuk mund të marrësh, o zoti Berisha ju lutem, lexoni rregulloren e Kuvendit

Flet nga vendi

Lindita Nikolla: Dhatë argumentat pro, dha ato kundër, tani kalojmë në votim. Kush është pro për të vijuar me 6 orë debatin e Durrësit. 71 vota pro. Kush është kundër? Nuk pranohet, vijohet me seancën. Ju lutem mos bëni viktimën kot tani…

seance plenare 24 nentor 2022 lindita nikolla

Sondazh

Poll