Politike

"Thirrini ndërgjegjes", Berisha ngre tonet në Kuvend: Edi Rama, do të përfundosh te Porti i Marinës, s'ka burg që të mban

Berisha tha se nëse marrëveshja kalon, atëherë Ramën e pret burgu. 

24 Nëntor 2022, 10:21 Nga f.g
"Thirrini ndërgjegjes", Berisha ngre tonet në Kuvend: Edi
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha iu kërkoi deputetëve të Kuvendit që të mos votojnë marrëveshjen për Portin e Durrësit. Në Kuvend, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tërheqë marrëveshjen që sipas tij shkel ligjin dhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim ndërsa i tha se nëse marrëveshja kalon, atëherë e pret burgu. 

Sali Berisha: Thirrini ndërgjegjes nëse keni, hidheni poshtë këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje shkel me të dyja këmbët MSA dhe Kushtetutën tonë, pasuron Edi Ramën dhe klanin e tij. Kjo marrëveshje shpall kompani sigurimi kompaninë në Dubai, nuk respekton asnjë ligj apo marrëveshje. Edi Rama, i bindur të jesh se te Porti i Marinës do të përfundosh dhe nuk do të dalësh kurrë prej tij. S'ka burg që të mban. Ndërsa ti zonjë që ndan buxhetet në kategorinë e parë dhe të dy, unë e kuptoj kohën por ti je e vetmja në botë që në urdhërat e një vasali ndan parlamentin në këtë mënyrë. Kjo do të marrë fund, ju garantojë./Dosja.al

sali berisha seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll