Politike

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Kokës

Koka kishte ankimuar masën arrest me burg në lidhje me akuzat e inceneratorin e Fierit, duke kërkuar liri. 

24 Nëntor 2022, 10:20 Nga I.A
Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli i
Lefter Koka

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar një kërkesë të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për zbutjen e masës së sigurisë. Koka kishte ankimuar masën arrest me burg në lidhje me akuzat e inceneratorin e Fierit, duke kërkuar liri. 

Lefter Koka ndodhet në burg pasi akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” dhe është prangosur me kërkesë të SPAK. 

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro. Për të njëjtën çështje është në burg edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

lefter koka

Sondazh

Poll