Sport

KATAR 2022/ Spanja është një ortek, shtatë gola Kosta Rikës dhe paralajmëron Gjermaninë

Spanja magjeps dhe e nis në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës.

23 Nëntor 2022, 19:05 Nga DOSJA

KATAR 2022/ Spanja është një ortek, shtatë gola Kosta

KATAR- Spanja magjeps dhe e nis në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës. Pas humbjes së bujshme të Gjermanisë, në ndeshjen e parë të Grupit E 'Furia e Kuqe' mposht 7-0 Kosta Rikën dhe mban vendin e parë në kuotën e 3 pikëve së bashku me Japoninë.

Në stadiumin Al-Thumama, një shfaqje e madhe nga skuadra e Luis Enrique-s, në pjesën e parë i duhet vetëm gjysmë ore për të arkivuar ndeshjen duke shënuar me Dani Olmo (11'), Asensio (21') dhe Torres (31). Në pjesën e dytë, Spanja nuk ul ritmin dhe shënon sërish me Ferran Torres (54’) Gavi (74’), Soler (90’) dhe Morata (92’).

E.Ç (Dosja.al)

spanja kosta rika

Sondazh

Poll