Sport

ME VIDEO: Botërori 2022- Japonezët tifozë shembullorë, dolën në rrugë, por...me kriter

Me shpirt, por...pa ekzagjerim japonezët festuan triumfin e kombëtares së tyre ndaj Gjermanisë.

23 Nëntor 2022, 18:34 Nga k.m.

 

ME VIDEO: Botërori 2022- Japonezët tifozë shembullorë,
Pamje nga tifozeria

 

TOKIO- Kur arbitri i ndeshjes Gjermani-Japoni dha bilbilin e fundit që gjeti aziatikët duke fituar 2-1 (me përmbysje) në Japoni, tashmë ishte mesnatë... Megjithatë, në shumë qytete të vendit njerëzit që e ndiqnin ndeshjen me ankth festuan me gjithë shpirt.

Vetëm ata u kujdesën të dëshmonin se sa të veçantë janë duke respektuar bashkëqytetarët e tyre që punonin apo ktheheshin në shtëpi nga një ditë e lodhshme pune. Kështu kur semafori ishte i kuq, mbulonin të gjithë sipërfaqen e rrugës, por sapo kthehej i gjelbër, ngjiteshin në trotuar...

Megjithatë, skena ishte po aq festive në Doha, ku brenda stadiumit protagonistët e suksesit të madh ishin pranë tifozëve të tyre që ndodheshin brenda stadiumit...ndërsa të furishëm ishin edhe festimet e japonezëve që nuk kishin biletë dhe e panë ndeshjen nga Fan Zone.

ndeshja gjermani-japoni kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll