Sport

Rudiger në stilin mburravec, mbrojtësi tallet me lojtarin e Japonisë gjatë vrapimit, në fund e pëson pikërisht nga ai (video)

Vrapimi i çmendur i Antonio Rudiger, ai hap që dukej si tallës për t'i bërë përshtypje kundërshtarit, mori dënimin që meritonte.

23 Nëntor 2022, 18:04 Nga DOSJA

Rudiger në stilin mburravec, mbrojtësi tallet me lojtarin e

KATAR- Vrapimi i çmendur i Antonio Rudiger, ai hap që dukej si tallës për t'i bërë përshtypje kundërshtarit, mori dënimin që meritonte. Për këtë u kujdes fati dhe Japonia, e cila nga ana e saj, pas një pjese të parë të nënshtruar, ia doli të fitonte në të dytën.

Performanca e mbrojtësit të Real Madridit tregoi dy fytyra: në pjesën e parë ishte shumë mirë, ndërsa në të dytën bën shumë gabime në vendosje. Tallja me lojtarin e Japonisë në atë vrapim u kthye në hakmarrje për gjermanin, pasi ishte pikërisht ai futbollist që shënoi golin e dytë.

E.Ç (Dosja.al)

rudiger kupa e botes gjermania

Sondazh

Poll