Sport

“Katar 2022”/ Kroacia dhe Maroku ndahen në ‘paqe’, shumë kujdes për të mos humbur…

Ka përfunduar pa gola 0-0 ndeshja e parë, e vlefshme për Grupin F

23 Nëntor 2022, 13:19 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Kroacia dhe Maroku ndahen në ‘paqe’,

KATAR - Maroku dhe Kroacia kanë barazuar në një ndeshje pa gola dhe me pak raste për të shënuart, por me intensitet dhe emocion deri në fund. Sulmuesit e të dyja skuadrave kanë qenë të pafrymëzuar dhe janë mbuluar në çdo moment nga mbrojtjet rivale. Portierët Bono dhe Livakoviç kanë ndërhyrë disa herë dhe në të gjitha rastet kanë dale me sukses.

Pas Danimarkë-Tunizi, kjo ishte kjo ndeshja e dytë e Botërorit, ku fiksohet barazimi 0-0. Në përfundim, të dyja ndajnë nga një pikë, duke menduar për ndeshjet e ardhshme. Maroku, me më tepër kujdes dhe përvojë, jo vetëm që i përballoi, por edhe i rrezikoi nënkampionët e Kroacisë, të cilët treguan dukshëm se vuajnë ndërrimin e brezave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll