Sport

Belgjikë - Kanada/ ‘Djajtë e Kuq’ të Belgjikës kërkojnë tri pikët ndaj Kanadasë, ja dhe formacioni i mundshëm i rivalëve…

Skuadra kanadeze rikthehet në një Kupë Bote 36 vjet pas pjesëmarrjes së fundit në Meksikë në 1986. Për belgët do të jetë Botërori i tyre i pesëmbëdhjetë, teksa në Rusi u renditën të tretët

23 Nëntor 2022, 10:39 Nga DOSJA

Belgjikë - Kanada/ ‘Djajtë e Kuq’ të Belgjikës

KATAR - Kanë mbetur vetëm pak orë deri sa, i treti i klasifikimit në Botërorin e fundit, Belgjika, të bëjë debutimin zyrtar në Botërorin “Katar 2022”. Rivali i tyre në ndeshjen e parë do të jetë Kanadaja dhe ndeshja do të fillojë në orën 20:00, në stadiumin Ahmad Bin Ali në Al Rayyan. 

Skuadra kanadeze rikthehet në një Kupë Bote 36 vjet pas pjesëmarrjes së fundit në Meksikë në 1986. Pothuajse të gjithë titullarët e kombëtares luajnë në ligat e mëdha, ata janë të rrezikshëm në grup. Specialistët shprehen se nuk do të habiteshin nëse do të shihnin Kanadanë në çerekfinale. 

Ja dhe formacionet e mundshme të Belgjikës dhe Kanadasë:

Belgjikë - Kanada/ ‘Djajtë e Kuq’ të Belgjikës

Për belgët do të jetë Botërori i tyre i pesëmbëdhjetë, me vendin e tretë në Rusi si rezultati më i mirë. Ndeshja e parë për Belgjikën do të jetë kundër Kanadasë, rivali i dytë do të jetë Maroku. Së fundi, skuadra belge do të mbyllë grupin me Kroacinë. Tre rivalë të fortë në rrugën e Belgjikës drejt Kupës së Botës Katar 2022.

“Djajtë e kuq” kanë pasur një fazë pothuajse perfekte kualifikuese: me 6 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje. 25 gola të shënuar dhe 6 të pësuar. Skuadra belge vjen me besim të plotë për të qëndisur yllin e parë në fanellë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll