Sport

HISTORI NJERËZORE! Jack Grealish mban fjalën, pas golit përshëndet ‘shokun’ e tij 11-vjeçar me paralizë cerebrale…(video)

Sulmuesi i “Tre Luanëve” teksa shënoi golin e gjashtë për Anglinë ndaj Iranit, shikoi te kamera televizive dhe imitoi festën me ‘shokun’

23 Nëntor 2022, 11:41 Nga DOSJA

HISTORI NJERËZORE! Jack Grealish mban fjalën, pas golit

KATAR - Jack Grealish, autori i golit të gjashtë në fitoren 6-2 kundër Iranit, në debutimin e të dyja skuadrave për Kupën e Botës “Katar 2022”, përmbushi premtimin që i kishte bërë disa javë më parë një djali 11-vjeçar dhe festoi golin në në të njëjtën mënyrë që kishin rënë dakord.

Grealish takoi Finlay disa muaj më parë, një djalë me paralizë cerebrale dhe një tifoz i Manchester Cityt, i cili i tha, që nëse ai shënonte në Kupën e Botës, duhet ta festonte golin në një mënyrë specifike.

Dhe kur Grealish shënoi golin e gjashtë të Anglisë, shkoi te kamera dhe filloi të tundte krahët, ashtu siç ia kishte kërkuar ‘shoku’ i tij. Më pas, në një postim në rrjetet sociale, Grealish ka shpërndarë videon, se kur janë takuar, duke e shoqëruar me tekstin “Për ty Finlay”, duke plotësuar këtë histori të bukur.

Djali u njoh me Grealish, pasi ndau një video të motrës së tij, e cila gjithashtu vuan nga paraliza cerebrale. Jemi shumë afër”,- tha futbollisti. "Ajo ka lindur para kohe dhe mjekët thanë se nuk mund të fliste apo të ecte. Dhe ja ku është sot, ajo mund të bëjë gjithçka",- shkruante lojtari i Cityt.

Finlay i shkroi Grealishit, pasi e dëgjoi të fliste kështu për motrën e tij dhe i tha se e kishte bërë shumë të lumtur, që një futbollist i famshëm e dinte se si është të jetosh si ata. Ai kërkoi ta takonte dhe takimi më në fund u zhvillua në qendrën stërvitore të Mançester Cytit, ku Grealish i dha një fanellë dhe i kërkoi të festonte golin me valë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll