Sport

Lajmi i fundit! Manchester United, së shpejti edhe mund të shitet nga familja Glazer…

Familja Glazer, pronare e Manchester United, po shqyrton disa opsione financiare për klubin. Nuk përjashtohet ideja për ta shitur.

23 Nëntor 2022, 07:25 Nga DOSJA
Lajmi i fundit! Manchester United, së shpejti edhe mund të shitet nga
Pronarët e Manchester United, Avram Glazer dhe Joel Glazer

ANGLI - A do të ndryshojë së shpejti duart Manchester United? Sky News zbuloi të martën se familja Glazer, pronare e klubit, po shqyrton disa opsione kur bëhet fjalë për investime. Një prej tyre është shitja e plotë e ‘Djajve të Kuq’. Një njoftim për shtyp, i publikuar në mbrëmje, konfirmoi synimet e amerikanëve, në krye të klubit prej 17 vitesh.

“Bordi i administrimit do të shqyrtojë të gjitha alternativat strategjike, përfshirë ardhjen e një investitori të ri, shitjen apo transaksione të tjera”, saktësohet në tekstin e publikuar nga drejtuesit. Ata shpjegojnë, se të menduarit për gjithçka mund ta forcojë klubin, qoftë në stadium, infrastruktura, operacione tregtare apo akademi të ndryshme.

Kjo deklaratë për shtyp është publikuar pak orë pas njoftimit për prishjen e kontratës së Cristiano Ronaldos. Manchester United nuk e ka fituar Premier League që nga viti 2013 dhe largimi i Sir Alex Ferguson dhe jopopullariteti i familjes Glazer është rritur vetëm në mesin e tifozëve ‘mancunian’.

Lajmi i fundit! Manchester United, së shpejti edhe mund të shitet nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll