Sport

SEKRETI: “Pozicioni jashtë loje”, arma vrastare e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës

Trajneri Hervé Renard i bllokoi ‘Albicelestet’ duke avancuar mbrojtjen në mesfushë. Argjentinës iu anuluan tre gola për pozicion jashtë loje në pjesën e parë

23 Nëntor 2022, 12:17 Nga DOSJA

SEKRETI: “Pozicioni jashtë loje”, arma vrastare e Arabisë

KATAR - Humbja e Argjentinës kundër Arabisë Saudite (1-2) ishte surpriza  e pare e madhe në bordin e Kupës së Botës “Katar 2022”. Projektuesi i saj ishte Hervé Renard (1968), ish-shoku i skuadrës së Zidane, i cili tashmë ka bërë histori duke udhëhequr Zambian dhe Bregun e Fildishtë që fituan Kupat e Afrikës 2012 dhe 2015.

Renard, i cili ka parakaluar nëpër 12 stola në 23 vjet, i pengoi ‘Albicelestët’ të barazonin rekordin e Italisë prej 37 ndeshjesh pa humbur, me një qasje vetëvrasëse. Trajneri i Arabisë Saudite, në disavantazh 1-0 dhe pa asgjë për të humbur, vendosi të ngrejë lart vijën mbrojtëse pothuajse në mesfushë.

SEKRETI: “Pozicioni jashtë loje”, arma vrastare e Arabisë
Pozicioni jashtë loje që anuloi golin e Messit

Basti, edhe pse i rrezikshëm, doli mrekullisht. Argjentina ra në grackë e Arabisë Saudite... sa i përket ‘off-sides’: 10-1! Renard diti të merrte një 'ndihmë' nga 'epoka' e re që është hapur me zbatimin e ‘off-side’ gjysmë automatik. Skuadra ‘Albiceleste’ pa t’i anulohen tre gola në 13 minuta. Të gjithë në pjesën e parë: një për Messin në 22' dhe dy për Lautaro Martínez, në 27' dhe 35'.

Megjithatë, Renard, i cili i ka marrë një barazim edhe kundër Spanjës (2-2) në Kupën e Botës 2018 në Rusi, nuk ishte plotësisht i lumtur: "Ne nuk duhet të ishim në zonën tonë gjatë gjithë lojës. Taktikisht nuk ishim mirë në pjesën e parë. Ne patëm një bllokim kompakt, por sulmuesit tanë nuk ushtronin presion të mjaftueshëm te dy qendërmbrojtësit argjentinas dhe te Paredes. Na mungonte intensiteti në duele”.

SEKRETI: “Pozicioni jashtë loje”, arma vrastare e Arabisë
Pozicionit jashtë loje gjysmë automatik në golin e parë të anuluar për Lautaron

Gjëja më e keqe është se Argjentina e dinte se çfarë i priste dhe, megjithatë, 'mori karremin'. "Ne e dinim se si luante Arabia dhe ne e përgatitëm lojën. Ata avancuan linjën mbrojtëse dhe disa pozicione jashtë loje ishin me milimetra... por kjo është loja me teknologji,"- ka deklaruar pas ndeshjes Leo Scaloni, trajneri i Argjentinës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll