Sport

Gjermani - Japoni/ Fitorja alternativa e vetme e Gjermanisë, aziatikët e Japonisë do të synojnë t’i bëjnë dëm ‘panzerave’…

Djemtë e Flick, bëjnë debutimin e tyre në Grupin E, kundër ekipit aziatik, të udhëhequr nga Kubo

23 Nëntor 2022, 10:11 Nga DOSJA
Gjermani - Japoni/ Fitorja alternativa e vetme e Gjermanisë, aziatikët
Musiala (Bayern Munich), një nga yjet në rritje të Gjermanisë

KATAR - Tri orë para skuadrës spanjole, do të luajnë Gjermania dhe Japonia, e cila do të hapë ndeshjet e Grupit E për Kupën e Botës (17:00). Do të shohim një ndeshje në të cilën skuadra gjermane, katër herë kampione e botës, është padyshim favorite, pavarësisht se vjen me mungesën e madhe të Leroy Sané. Lojtari i Bayern Munichut ka një shqetësim në gju, që për momentin e lë jashtë ndeshjes së pare, por edhe me dyshimin për të pare nëse do të luajë edhe ndeshjen e 27 nëntorit.

Për pjesën tjetër, lojtarët e trajneri Flick përballen në këtë ndeshje, me misionin e vetëm të fitores. Çdo gjë tjetër përveç marrjes së tre pikëve mund të komplikojë jetën e tyre për pjesën tjetër të ndeshjeve.

Për këtë, trajneri duket se e ka përcaktuar tashmë skuadrën e tij në të cilën Neuer, kapiteni, do të luajë në portë pavarësisht momentit të mirë që po kalon Ter Stegen. Përveç kësaj, portieri i Bayern Munichut tashmë e di se nuk do të mund të mbajë shiritin e kapitenit me ngjyrat e flamurit LGTBI siç është planifikuar, ndaj duhet të veshë veshjet e zakonshme sipas imperativit të FIFA-s. Përtej kësaj skuadra teutonike do të drejtohet nga veterani Müller në sulm dhe nga lojtari i Real Madridit Rüdiger në mbrojtje.

Ja dhe përbërjet e mundshme të të dy skuadrave:

Gjermani - Japoni/ Fitorja alternativa e vetme e Gjermanisë, aziatikët

Dhe përballë Gjermanisë do të jetë Japonia, një ekip që kombinon rininë e lojtarëve si Take Kubo (21 vjeç) me vjetërsinë e të tjerëve, si mbrojtësi mitik Nagatomo, 36 vjeç, i cili tashmë luan në ligën japoneze në një nivel më të ulët, teksa më herët ka luajtur disa vite te Interi.

Është një skuadër e guximshme, që luan shumë me topin dhe do të përpiqet të luftojë një për një kundër një Gjermanie që, nëse frymëzohet, mund t'i bëjë shumë dëme.

Gjithashtu do të jetë hera e parë që këto dy skuadra takohen në një ndeshje zyrtare, pasi deri më tani një gjë të tillë e kanë bërë vetëm në miqësore. Konkretisht në 2006 dhe 2004 me një fitore dhe një barazim për ekipin teutonik, i cili shpreson të vazhdojë atë seri dhe të ushtrojë presion mbi Spanjën para ndeshjes së tyre kundër Kosta Rikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll