Sport

Spanjë - Kosta Rika/ Skuadra e Luis Enriques shikon përtej premierës në Katar…

‘La Roja’ debuton në Kupën e Botës me bindjen e fortë se mund të shkojë larg në Botëror

23 Nëntor 2022, 09:46 Nga DOSJA

Spanjë - Kosta Rika/ Skuadra e Luis Enriques shikon përtej

KATAR - Spanja dhe Kosta Rika përballen në ndeshjen e parë të grupit E, në një duel që do të luhet në orën 17:00 në stadiumin ‘Al Thumama’, një nga ambientet më spektakolare dhe moderne të këtij Botërori në Katar.

Si arrin Spanja? "Ne mund të godasim atë mur, por ne jemi si aeroplanët." Eshtë fraza nga Luis Enrique dhe ai nuk ndalet së përsërituri në grumbullimin e kombëtares. Spanja mbërrin në një gjendje besimi optimale për eventin e Katarit, me skuadrën e tretë më të re në kampionat, por me përvojën dhe qetësinë shpirtërore që Luis Enrique u jep lojtarëve, lideri i një skuadre që nuk heq dorë nga asgjë. Në frontin sportiv, risia kryesore mund të jetë prania e Rodrit në qendër të mbrojtjes përkrah Laportes. Ai ka bërë të gjitha seancat stërvitore në pozicionin e qendrës, gjë që e ka fituar te Manchester City.

Përbërjet e mundshme të të dyja skuadrave:

Spanjë - Kosta Rika/ Skuadra e Luis Enriques shikon përtej

Si mbërrin Kosta Rika? Edhe Kosta Rika beson dhe larg nga përballja me pesimizëm debutimin, Luis Fernando Suarez siguron se aspirata e Ticos është të fitojë Kupën e Botës. Trajneri kolumbian ka ndryshuar fytyrën e një skuadre, që një vit më parë ishte jashtë Botërorit dhe që me një rikuperim të mrekullueshëm, është rikthyer në eventin e madh të Katarit. Ashtu si Spanja, edhe Kosta Rika është një përzierje veteranësh dhe të rinjsh, me Keylor Navas dhe Bryan Ruiz, si referenca në kërcimin e tyre të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll