Sport

Simon Kjaer insiston për shiritin me ngjyra ylberi: "Do të kisha penalizuar shokët e skuadrës, është krejtësisht qesharake"…

Kapiteni skandinav Simon Kjaer nuk e mbajti shiritin gjithëpërfshirës "One Love" gjatë ndeshjes Danimarkë-Tunizi (0-0) për të mos "rrezikuar marrjen e kartonit të verdhë". Por, për të, tema mbetet aktuale.

23 Nëntor 2022, 06:53 Nga DOSJA

Simon Kjaer insiston për shiritin me ngjyra ylberi: "Do të kisha

KATAR - Debati rreth mbajtjes së shiritit me ngjyrat e ylber nga disa kapitenë skuadrash, nuk u shua me ndeshjen e parë të Danimarkës kundër Tunizisë (0-0) të martën. Ajo është ende një temë kryesore në vend, por edhe brenda kombëtares daneze.

Simon Kjaer për këtë arsye nuk e mbajti shiritin në krah dhe foli pas takimit për këtë episod: “Duhet të jem shumë i kujdesshëm në atë që them... Por është krejtësisht qesharake që mbajtja e atij shiriti mund të çojë në një karton të verdhë, aq më tepër që unë e kanë veshur atë kundër Kroacisë dhe Francës (në Nations League, shtatorin e kaluar). 

Nuk mund ta merrja atë rrezik, me kërcënimin se do të merrja një tjetër, veçanërisht në një ndeshje të Kupës së Botës. Do të kisha penalizuar shokët e mi të skuadrës. Tani, mendoj se duhet t'i bëjmë pyetjet e duhura FIFA-s, t'i bëjmë presion. Të gjithë e pamë konferencën për shtyp të presidentit të saj, disa ditë më parë. Dhe nuk ka dyshim se çfarë kemi menduar të gjithë për të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll