Aktualitet

Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin në Mallakastër, lihen në burg dy autorët

Çaushi humbi jetën, ndërsa gruaja e tij ka plagë të rënda në trup.

23 Nëntor 2022, 12:04 Nga A.B
Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin në
Pamje nga vendi i ngjarjes

MALLAKASTËR- Autorët e dyshuar të vrasjes së 89-vjeçarit në Klos të Mallakastër janë lënë ditën e sotme në burg. Gjykata vendosi masën 'arrest me burg' për Musa Gudo dhe Ervis Halimi, të cilët futën për të grabitur në banesën e të moshuarit Çaush Shehaj. Familja e këtij të fundit, kërkon dënim maksimal për të dy autorët.

Gudo dhe Halimi nuk gjetën shumën e të ardhurave për të cilën u futën, ata e dhunuan të moshuarin dhe bashkëshorten e tij. 

Çaushi humbi jetën, ndërsa gruaja e tij ka plagë të rënda në trup. Fqinjët tregojnë detaje të rënda nga nga ngjarja, teksa në shtëpinë e çiftit ka shenja gjaku dhe prova të forcës që autorët kanë përdorur, që te thyerja e derës e deri te lëvizja e mobiljeve.

Musa Gudo është një person me precedent penalë. Në vitin 2020, ai është dënuar me dy vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e 23-vjeçareje në Fier.

caush shehaj musa gudo ervis halimi

Sondazh

Poll