Aktualitet

Banorja në Durrës: Mobiljet janë jashtë përdorimit, për pak desh vdiqa po mos të binte automati

Përmbytjet u kanë nxjerrë jashtë përdorimit mjetet në shtëpi.

23 Nëntor 2022, 11:58 Nga A.B
Banorja në Durrës: Mobiljet janë jashtë përdorimit,
Qytetarja

DURRËS- Banorët e përmbytur të Durrësit kanë treguar hallet dhe problemet e tyre pas përmbytjeve të banesave nga reshjet e shiut. Një grua, ka treguar për Syri.tv se i duhet të ndërrojnë të gjitha mobiljet dhe pajisjet pasi kanë dalë jashtë përdorimit nga përmbytjet.

'Komplet gjithë mobiljet e shtëpisë kanë dalë jashtë përdorimit. Frigoriferi ishte në korrent dhe për pak desh vdiqa po mos të binte automati. Çdo gjë në shtëpi është ndërruar këto tre-katër vitet e fundit. Kryetarja e bashkisë na paska thënë që ne jemi pa leje ndërtimi. Unë kam 23 vjet që i fus letrat vit për vit dhe asnjëherë nuk ma japin atë dreq certifikate. Foto vijnë e marin çdo muaj, çdo vit dhe në fund certifikatën nuk ma japin, nuk është faji im, por i atyre që nuk ma japin. E gjithë lagjia është nën ujë. Çdo vit kemi blerë pajisje të reja. M'u dogj edhe televizori.'- tha qytetarja. 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll