Aktualitet

VD/ Dëshmia e fortë, qytetari në Durrës: Rama filloi të më kërcënonte e me kapte me duar, më tha je i shëndoshë

Hazbiu shtoi se Rama nisi ta bullizonte dhe thirri më pas Gardën teksa shton se u kërcënua se do e fusnin në burg.

23 Nëntor 2022, 11:51 Nga f.g
VD/ Dëshmia e fortë, qytetari në Durrës: Rama filloi të
Mithat Hazbiu

DURRËS- Personi i cili u shoqërua ditën e djeshme në polici pas debatit me kryeministrin Edi Rama, ka treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë. Mithat Hazbiu zbulon se debati me Ramën nisi për shkak të përmbytjeve në Durrës. Hazbiu shtoi se Rama nisi ta bullizonte duke e quajtur të shëndoshë dhe thirri më pas Gardën teksa shton se u kërcënua se do e fusnin në burg. Në rrëfimin e tij, qytetari thotë se kryeministri e kapi me duar duke e shtyrë, ndërsa thotë se e ka kërcënuar edhe me padi për shpifje. 

Dëshmia e qytetarit:

Nuk ka ndodhur ndonjëherë të mbytet Sukthi. Jemi mbytur disa herë për faj të shtetit. Shteti ka lëshuar rezervuarë. Duke pritur kryeministrin erdhën forcat e para të Policisë, erdhi kryeministri dolëm me të lagjes e pritëm. Nisi me kryetaren debatet e veta, afruan te ne. Filluan me neve debatin, unë mora të drejtën e fjalës. Unë i thashë ju keni ardhur për bankinën, kjo bankinë nuk ishte e nevojshme. Na keni përmbytur 3 herë, shpërblimet nuk i kemi marrë ne, por të tjerët që nuk u përmbytën fare. Ne jo. Pastaj kjo përmbytje nuk është përmbytje, ti mund të shkosh në Shkodër, në Hamallaj. Ky është konsultim fasadë. Filloi pastaj kryeministri me këmbë e me duar duke më kërcënuar, duke më prekur me duar, më tha je i shëndoshë duke më bullizuar. I thashë jam i shëndoshë se i kam ngrënë lekët nuk i kam ruajtur si ti. Një kryeministër që bulizon qytetarin  e tij. I dha urdhër Gardës duke më izoluar me forcë dhe duke më kërcënuar se do të më padisë për shpifje. Për debatin që bëmë, unë kam shëndetin ti ke lekët. Ai tha do të vij në Komisariat do të të denoncoj për shpifje. Më çuan në Polici, më bënë kontroll banesë, për 2 fjalë që bëra me kryeministrin. Që të mos debatojmë, se ne hallet i kemi të ndryshme, ky person donte njerëz të përzgjedhur, media të tjera nuk kishte fare, dolën intervista të tjera. çdo gjë ishte e kontrolluar dhe nën terror. Ishin njerëz të porositur, pas kryeministrit kishte njerëz me probleme me drejtësinë. Të vihen ata në rresht me gardën, kjo më shqetësoi. Kryeministri duhet të shikojë. Unë u thashë atyre në Komisariatin e Durrësit, nuk më mbani dot brenda përtë drejtën e fjalës. Problemi është kryeministri. Nëse ai e sheh si armik dikë që i del kundër, fëmijët tanë janë të pashpresë. Nuk mund të debatojmë me asnjë strukturë. Në spital shkova se pata probleme me tensionin, doktori më çoi te urgjenca më trajtuan 2 orë dhe më pas dola nga "izolimi".

Por çfarë ndodhi me Hazbiun? Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Meta tha dje se një qytetar ka përfunduar në spital pasi është ndaluar nga policia. Sipas Metës, qytetari i ka kërkuar Ramës që të mos bëjë propagandë me zonat e përmbytura. Ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga PS apo vetë Rama në lidhje me ngjarjen në fjalë./Dosja.al

mithat hazbiu edi rama ilir meta

Sondazh

Poll