Politike

“Thikë pas shpine qytetarëve”/ Berisha nga Shkodra: Kjo katastrofë u lejua nga dora e krimit

Berisha shtoi se kjo që po u bëhet qytetarëve është thikë pas shpine.

21 Nëntor 2022, 14:25 Nga A.B
“Thikë pas shpine qytetarëve”/ Berisha nga Shkodra: Kjo
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se përmbytjet në Shkodër janë kryer nga dora e krimit. Në një konferencë me kryetarin e Bashkisë, Bardh Spahia, Berisha shtoi se kjo që po u bëhet qytetarëve është thikë pas shpine.

'Përmbytja është qeveritare dhe akt i mirëfilltë kriminal, do vijë koha që do bëhen përgjegjës Rama e Balluku e hajdutë të tjerë që lejuan këtë katastrofë. Kur kjo katastrofë ka vetëm shkak vjedhjen dhe keqmenaxhimin e kaskadës nga vjedhja. Fshehtas hapën tunelin dhe nuk lajmëruan, duke future thik pas shpine duke i thënë qytetarëve nuk ju mbytëm ne por shiu. Ata janë përgjegjës që hapën këtë dhe kanë detyrim ligjor. Spahia i bëri thirrje KESH-it dje por ata vepruan fshehtas. Një javë më par u mbyll një gjyq, cfarë ishte ai, për vrasjen nga ndërtesa të rrënuara në tërmetin e shtatorit 2019, të cilat u bënë të pabanueshme por banorët u lanë po aty që tu mirrte shpirti tërmeti i nëntorit, u bë për të vjedh fondet që duheshin për të sistemuar e meremtuar.'- tha Berisha.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku me qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

sali berisha shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll